Të ndalen pazaret, presidentin ta zgjedhë populli

  • 09 February 2016 - 07:38
Të ndalen pazaret, presidentin ta zgjedhë populli

Politikanët duhet t'i rikthehen ndryshimit të Kushtetutës

Kreu i shtetit duhet të jetë figurë e papërlyer dhe unifikuese 

Pazaret për presidentin ndikojnë në bllokada politike, në paqartësi e gjithfarë prapaskenash, prandaj zgjedhja e presidentit direkt nga vota e qytetarëve do ishte një shpresë për demokraci më të madhe dhe gjithashtu roli i presidentit si 'unifikues i popullit' do ishte më i realizueshëm, sepse populli do vendoste para përgjegjësisë të parin e shtetit

Posti i presidentit të Kosovës po vazhdon të jetë pjesë e pazareve ndërmjet partive politike, kurse ky post sipas Kushtetutës duhet të ushtrohet nga një person, i cili pas zgjedhjes nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike. Rasti i zgjedhjes së Atifete Jahjagës në krye të vendit është mjaft i veçantë, pasi u zgjodh për herë të parë një person që nuk vinte nga politika, por me ndërhyrjen e Ambasadës amerikane. Si kandidate konsensuale, ajo mori votat e nevojshme në Parlamentin e Kosovës nga të zgjedhurit e popullit. Sot jemi dëshmitarë se ky post është një nga pazaret e radhës sipas marrëveshjes PDK-LDK, ku Hashim Thaçi i ofroi karrigen e kryeministrit Mustafës, e në këmbim pritet të pasojë Jahjagën në Presidencë. Por, askush nuk mund të jetë i sigurt në këtë skenar për shkak të krizës politikë në vend. Pazaret për presidentin ndikojnë në bllokada politike, në paqartësi e gjithfarë prapaskenash, prandaj zgjedhja e presidentit direkt nga vota e qytetarëve do ishte një shpresë për demokraci më të madhe dhe gjithashtu roli i presidentit si ''unifikues i popullit'' do ishte më i realizueshëm, sepse populli do vendoste para përgjegjësisë presidentin...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)