Vritet 50-vjeçari në Dublin, policia: Hakmarrje për vrasjen e së premtes

  • 09 February 2016 - 08:08
Vritet 50-vjeçari në Dublin, policia: Hakmarrje për vrasjen e së premtes

Një person është vrarë në Dublin, në atë që policia e ka quajtur si një hakmarrje për vrasjen e pak ditëve më parë. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në një hotel ku ishte duke u kryer procesi ipeshimit të boksierëve për një ndeshje boksi.

Sipas BBC-së, viktima është identifikuar si Eddie Hutch, 50-vjeç, që është vrarë në apartamentin tij në Poplar Row. Ndërkohë nipi i tij, Gary Hutch, u vra në shtator në Spanjë.

Frances Fitzgerald, ministri irlandez i Drejtësisë, deklaroi se policia do të bëjë ç’është e mundur që të ndalojë këtë konflikt, ndërsa vrasjen e fundit e quajti si një shembull tjetër të mizorive të bandave kriminale.

Sulmin e armatosur të së premte e morën përsipër republikanët disidentë. Organizata “IRA për vazhdimësinë” bëri me dije se do të vazhdojë të kryejë sulme të ngjashme ndaj trafikantëve të drogës dhe kriminelëve.

Mediat vendase shkruajnë se objektivi kryesor dhe viktima e sulmit të bandës së vrasësve ishte Dejvid Byrn, 33-vjeç, një personazh shumë i njohur për policinë irlandeze. Policia prej vitesh tentonte që ta burgoste Byrnin për trafik droge dhe krime të tjera, por nuk kishte pasur sukses në gjetjen e provave.

Ndërsa burime nga policia irlandeze thonë se dyshimet kryesore për ngjarjen bien mbi larje hesapesh mes grupeve të trafikut të drogës dhe ashtu duket të jetë në të vërtetë pas vrasjes së fundit.

(Kosova Sot)