Dialogu me dyer të mbyllura ka krijuar hapësirë për keqkuptime

  • 09 February 2016 - 11:36
Dialogu me dyer të mbyllura ka krijuar hapësirë për keqkuptime

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka lansuar Edicionin Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë me fokus në "Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë", i cili ka nxjerr në pah mendimet e qytetarëve ndaj politikës së jashtme të Kosovës, partnerëve strategjik në nivel rajonal e ndërkombëtar dhe dialogun me Serbinë.

Sipas kësaj qendre, gati pesë vite pas fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, si në nivelin teknik dhe politik, ky proces i vështirë ka ngjallur shumë debat të nxehtë në mesin e qytetarëve dhe elitës politike në Kosovë.

QKSS vlerëson se mungesa e transparencës gjatë gjithë procesit dhe vendimmarrja pas “dyerve të mbyllura”, kanë krijuar vakum dhe hapësirë për keqinterpretim e keqpërdorim të përmbajtjes së marrëveshjeve nga ana e elitave politike në Kosovë e Serbi, si dhe ka penguar shumë aspekte të zbatimit të marrëveshjeve dhe nuk duket të ketë ndikuar në lehtësimin e jetës sëqytetarëve,siç ishte premtuar në fillim.

“Në këtë drejtim, pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se Serbia po përfiton më shumë se Kosova prej këtij procesi, duke iu referuar proceseve të integrimit në BE për të dyja shtetet. Ngjashëm, pjesa më e madhe e të anketuarve besojnë se dialogu po dështon për të arritur qëllimin e vet kryesor– normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Rezultatet tregojnë se mendimet ndaj çështjes që ka nxitur debat të nxehtë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi – pra, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë – është perceptuar negativisht nga një pjesë e madhe e të anketuarve.

Në përgjithësi, gjetjet pasqyrojnë situatën politike në Kosovë:shumica dërrmuese e të anketuarve, ose 71.7 për qind e tyre, kanë qëndrim negativ sa i përket themelimit të asociacionit, duke e parë atë si shumë të dëmshëm për Kosovën.

Vlen të përmendet se finalizimi i marrëveshjeve dhe detajet e publikuara të përmbajtjes së saj kanë zemëruar të anketuarit shqiptarë në Kosovë. Përveç kësaj, rritja e vetëdijes për këtë marrëveshje, duke qenë çështja më e diskutuar në media dhe në mesin e politikanëve, ka kontribuar në një rritje të trendit negativ me rreth 10 për qind në krahasim me rezultatet e mëparshme të BKS-së.

Sa i përket të gjeturave të tjera, rezultatet e hulumtimit tregojnë se të anketuarit ndajnë perceptime të ndryshme dhe mjaft të dallueshme ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. Gjetjet tregojnë se Shqipëria perceptohet si shteti më aleat ndaj Kosovës prej më shumë se 90 për qind e të anketuarve. Perceptimet pozitive ndaj Shqipërisë mund të shpjegohen nga një numër i madh i faktorëve, të cilat nxiten kryesisht nga vlerat e përbashkëta tradicionale, kombëtare, kulturore dhe historike.

Gjithashtu, rritja e lehtë e mendimit pozitiv ndaj Shqipërisë, në krahasim me edicionin e mëparshëm të BKS-së, ka qenë gjithashtu i shtyrë nga faktorët politik, më saktësisht nga qasja proaktive e Shqipërisë në mbështetje të ndërkombëtarizimit të pavarësisë së Kosovës.

Serbia, në anën tjetër, është listuar si shteti më armiqësor ndaj Kosovës nga 90 për qind e të anketuarve. Mendimi negativ i të anketuarve nga radhët e shqiptarëve të Kosovës që manifestohet ndaj Serbisë është ende duke u ndikuar jo vetëm nga kujtesa historike e luftës dhe shtypjes, por edhe si rezultat i rolit destruktiv të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Dështimi që nga dialogu Kosovë-Serbi të shihen rezultate konkrete, rritja e pakënaqësisë me marrëveshjet e dialogut, veçanërisht ai për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe,si dhe qasja e pandryshuar dhe bllokuesee Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës ka ushqyer më tej pesimizmin e qytetarëve të anketuar ndaj Serbisë.

Ndërsa, pozicionimi ndaj Shqipërisë dhe Serbisë është shumë i qartë, qytetarët kanë perceptime të përziera për dy vendet tjera fqinje të Kosovës, respektivisht Malin e Zi dhe Maqedoninë. Pothuajse gjysma e të anketuarve i perceptojnë këto dy vende si neutrale ndaj Kosovës.

Shtetet perëndimore, kryesisht SHBA-të dhe Gjermania, mbeten aleatet më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Madje, këto shtete,shihen si partnerët kryesorë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës nga mbi 90 për qind të anketuarve. Nga ana tjetër, ajo çfarë ishte risi në këtë edicion të barometrit, Turqia për herë të parë është duke u perceptuar si një aleat i ri i mundshëm, nga një pjesë e madhe e kosovarëve, mbi 80 për qind, të cilët besojnë që Kosova duhet të forcojë partneritetin edhe më tej me Turqinë.

Rusia është konsideruar si një shtet armiqësor nga 86.7 për qind e të anketuarve. Tendencat negative në mesin e shqiptarëve të Kosovës ndaj Rusisë mund të shpjegohen edhe nga lidhjet e ngushta që ky shtet ka me Serbinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të politikës ruse ndaj Serbisë, me theks të veçantë në rastin kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës. Duke u perceptuar si aleati më i madh serb në arenën ndërkombëtare,

Rusia është kualifikuar si “dora e Serbisë”, e cila përdoret kryesisht për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kina, gjithashtu, është parë si një pengesë në arenën ndërkombëtare nga mbi 80 për qind e të anketuarve. Hezitimi i Kinës për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe vetoja e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka ndikuar shumë mendimin e qytetarëve të Kosovës në drejtim të Kinës.

Qytetarët e Kosovës ndajnë perceptime pozitive në raport me procesin e integrimit në BE dhe NATO duke treguar qartazi një nivel të madh të entuziazmit dhe gatishmërisë për t'u bashkuar me struktura të tilla. Nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve besojnë se BE-ja nuk ka një qasje konstruktive ndaj Kosovës. Megjithatë, një ekzaminim i afërt i rezultateve tregon se diferenca mes anëtarësimit në BE, ruajtjes së partneritetit strategjik me SHBA-të dhe forcimi

(Kosova Sot)