Trump thumbon Clintonin: Do ta mund shumë lehtë

  • 11 February 2016 - 08:22
Trump thumbon Clintonin: Do ta mund shumë lehtë

Donald Trump lëshoi një tjetër deklaratë thumbuese teksa tha se do ta mundte shumë lehtë kandidaten demokrate për Presidente, Hillary Clinton.

Miliarderi ndonëse pa asnjë përvojë të mëparshme politike fitoi në New Hampshire, ndaj ai mendon që të ndjekë edhe në vazhdim strategjinë që e bëri triumfues në raundin e dytë të zgjedhjeve paraprake presidenciale.

Donald Trump thotë se nuk e sheh veten në garë përballë senatorit të Vermontit, për shkak se Bernie Sanders ka propozuar rritjen e taksave. E vetmja gjë që bashkon Trump me Sanders, përveç fitoreve në kampet respektive në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, është vendlindja dhe asgjë më tepër.

Ndaj miliarderi u fokusua te ish-Sekretarja e Shtetit. “Sondazhet tregojnë se unë do ta mund Hillary Clinton shumë lehtë” tha ai. Karolina e Jugut do të jetë stacioni i radhës i kandidatëve republikanë dhe demokratë.

Më herët votimet në Neë Hampshire rezultuan të njëjta sikurse parashikimi i sondazheve pasi kandidatët fitues u shpallën senatori Bernie Sanders nga krahu demokrat dhe miliarderi Donald Trump nga krahu republikan.

Bernie Sanders e përsëriti edhe njëherë se duhet t’ju bëhet e qartë klasës së miliarderëve, që përbëjnë 1% të popullsisë, se nuk mund të marrin gjithçka. E ndërsa miliarderi Trump premtoi se do të jetë Presidenti më i madh i punësimit që Zoti ka krijuar ndonjëherë.

(Kosova Sot)-