Mustafa s’mund t’i zhduk faktet për të kaluarën e tij (Dokument)

  • 11 February 2016 - 14:37
Mustafa  s’mund t’i zhduk faktet për të kaluarën e tij (Dokument)

Ndonëse është folur shumë dhe gjatë nëpër medie dhe jo vetëm,  sa i përket të kaluarës së kryeministri të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ai nuk dëshiron shumë të flas për këtë çështje.

Ai disa herë ka thënë se ka punuar vetëm punë publike në kohën e regjimit komunistë-jugosllav. Por një gjë të tillë nuk e thotë shtypi i asaj kohe.

Ndonëse faktet flasin se ai i ka shërbyer me zell sistemit komunist, gjatë viteve ’80, duke mbajtur poste të larta në Komunën e Prishtinës, ai gjithnjë në paraqitjet e tij e mohon .

E në fillimet e viteve të ’90-ta ai i ka shërbyer edhe Rrahman Morinës. Mustafa ka deklaruar se vetëm dy herë e ka takuar Rrahman Morinën, edhe atë për punë teknike. Madje, Mustafa është shprehur se nuk ka pasur raport të mirë me të.

Por, a mendon kryeministri Mustafa se njerëzit nuk i kanë harruar pamjet e ceremonisë solemne të betimit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës më 9 dhjetor 1989, ku Isa Mustafa atëherë Sekretar për Zhvillim betohej para “Shokut” Rrahman Morina.

A ka nevojë të flitet se si Mustafa ishte pjesë e organit për diferencimin e studentëve që morën pjesë në Demonstratat e vitit ‘81?

“Rilindja” tregon se kush ishte Isa Mustafa

Në kronikat e gazetës së vetme të asaj kohe, gazetës “Rilindja” ku përcjellë debatin për ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e Serbisë, që qoi në suprimimin e autonomisë së Kosovës, shihet se ka marrë pjesë edhe Isa Mustafa, që në atë kohë ishte vetëm magjistër i shkencave ekonomike.

Nëse është siç shprehet Mustafa për të kaluarën e tij, si është e mundshme ngritja politike e  Isa Mustafës nga posti i Sekretarit krahinor të Kosovës për zhvillim shkencë dhe informacione në vitin 1989, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës nga Kuvendi i Serbisë ?!

Si kuadër rinor i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, më pas edhe “Ministër” në Qeverinë Autonome të Kosovës nën Jugosllavi, Mustafa ka thënë se ka punuar  punë publike kryeshef i Prishtinës katër vite, dy herë nga dy vite. “Po ashtu kam qenë drejtor i Entit për Zhvillim të Kosovës, ku kemi bërë analiza zhvillimore. Nuk ka qenë organ që ka pasur kompetenca ekzekutive”, është mbrojtur ai, kur është pyetur rreth të kaluarës së tij.

Madje ai në një intervistë të kohëve të fundit ka thënë se është krenar sepse si i ri ka punuar për zhvillimin e Kosovës.  “Unë në asnjë rast nuk shoh asnjë dëm,  asnjë njollë sepse ne të gjithë kemi punuar për Kosovën”, kishte thënë Mustafa.

Qosja vazhdimisht e ka akuzuar Mustafën për të kaluarën e tij

Për postet që kryeministri i tanishëm ka mbajtur dikur në ish Jugosllavi, vazhdimisht e ka akuzuar edhe akademik Rexhep Qosja. Ai ka  deklaruar se Mustafa në at kohe duke mbajtur poste ekzekutive ishte një zyrtar i zellshëm i Rrahman Morinës dhe Sllobodan  Millosheviqit. “A e dinte Hashim Thaçi se Isa Mustafa ishte Ministër i Qeverisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 1989 e urdhëroi milicinë që të shuante tubimet protestuese të studentëve dhe të rinisë shqiptare, me ç’rast u vranë 32 protestues dhe u plagosën 70?”, kishte shkruar Qosja, kur Mustafa ishte bërë kryeministër i Kosovës, shkruan Gazeta Monitor.

Është për tu habitur se si një njeri i cili i ka shërbyer ma aq zell komunizmit, t’i besohen procese të rëndësishme shtetërore dhe partiake! Kujtojmë se Isa Mustafa ka ardhur në krye të LDK-së, me protesta dhe grafike kundër Fatmir Sejdiut, ndërsa në krye të Qeverisë, duke  e tradhtuar koalicion VLAN.

(Kosova Sot)

11

22