Lekaj: Mustafa të tërhiqet nga kjo lidhje e panatyrshme martesore me PDK-në

  • 11 February 2016 - 15:20
Lekaj: Mustafa të tërhiqet nga kjo lidhje e panatyrshme martesore me PDK-në

Deputeti  Pal Lekaj, nga AAK-ja, tha për gazetën Kosova Sot Online  se Isa Mustafa ka rënë në grackë, prandaj fati i tij dhe LDK-së është rreziku i varrosjes politike së bashku me partnerin, PDK-në, për shkak të rrugëtimit të përbashkët në drejtimin e gabuar.

"Kjo deri më tani është injoranca më e madhe që po u bëhet qytetarëve nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, që janë kapur me njëri-tjetrin të bashkuar në rrjetin e përbashkët të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Tanimë me të gjitha gabimet dhe me skenarin e PDK-së ky kryeministër e ka humbur legjitimitetin dhe nuk duhet që Mustafa të vazhdojë të mbetet aty e të provokojë sovranin", tha Pal Lekaj nga AAK-ja.

"Sa më parë që Mustafa të tërhiqet nga kjo lidhje e panatyrshme martesore dhe nga këto marrëveshje është në të mirën e vendit", shtoi  Lekaj.

(Kosova sot)