VV-ja kërkon vetëdijësimin e LDK-së

  • 13 February 2016 - 07:57
VV-ja kërkon vetëdijësimin e LDK-së

Në prag të seancës për zgjedhjen e presidentit

Fati i Thaçit, në duart e armikut më të madh politik 

"Ne mendojmë që roli i LDK-së në këtë rast është shumë i rëndësishëm. LDK-ja e ka në dorë që të mos ia vazhdojë Thaçit karrierën politike edhe 5 vjet më shumë", tha Frashër Krasniqi për "Kosova Sot"

Kuvendi i Kosovës po e mbyll edhe javën e dytë të muajit shkurt, pa u mbledhur kryesia dhe pa mbajtur as edhe një seancë të vetme pune të legjislativit në këtë sesion të ri të vitit 2016. Përqendrimi i partnerëve të koalicionit qeverisës, që puna e Kuvendit të fillohet me seancën e parë të zgjedhjes së presidentit, po e bën akoma më të tensionuar situatën politike dhe me shumë të panjohura për vazhdimin e mëtejshëm të punës së legjislativit të bllokuar nga kërkesa e opozitës për dorëheqje të ekzekutivit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Këto ditë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, pati takime të ngjeshura edhe me faktorin ndërkombë- tar. Në këtë pështjellim të madh, një nga opsionet e diskutuara ka qenë edhe plani që seancën e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, nëse e marrin miratimin ndërkombëtar, ta mbajnë këtë vikend, pikërisht gjatë vizitës së Kerry-t në Tiranë dhe ditës së Shën Valentinit, duke llogaritur në numrin më të vogël të deputetëve të opozitës, që do të ishin prezent gjatë vikendit në Prishtinë. Sidoqoftë, pozita ka hequr dorë nga një plan i tillë dhe ka vendosur që seanca të thirret javën që vjen, në ditë të rregullta pune, derisa opozita e bashkuar po përgatitet në mënyrë paralele, që duke përcjellë çdo veprim të koalicionit qeverisës, të ndërmarrë masa për pamundësimin e mbajtjes së seancës për zgjedhjen e Thaçit president të Kosovës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)