Kadaj-Bujupi: Më 17 shkurt, i gjithë populli do t’ia kthejë shpinën Qeverisë

  • 13 February 2016 - 15:19
Kadaj-Bujupi: Më 17 shkurt, i gjithë populli do t’ia kthejë shpinën Qeverisë

Opozita edhe sot ka vazhduar me tuime për protestës e së mërkurës.

Ata janë shprehur se kanë fituar pasi që kanë ndaluar kalimin e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, të lidhura me koalicionin qeverisës PDK-LDK, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se më 17 shkurt, i gjithë populli do t’ia kthejë shpinën Qeverisë, që i nënçmoi ata dhe kërkesat e opozitës.

“Më 17 shkurt hapim një kapitull të ri”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së thirrur për përvjetorin e tetë të Pavarësisë së kosovës.

(Kosova Sot)