Sanders përfiton nga mbështetja e intervenimit ushtarak në Kosovë (Video)

  • 13 February 2016 - 15:33
Sanders përfiton nga mbështetja e intervenimit ushtarak në Kosovë (Video)

Pikë e fuqishme në debatin për të kandiduar për të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është çështja e luftërave, në të cilat janë ushtarët amerikanë.

Kandidati demokrat, Bernie Sanders në prill të vitit 1999 kishte mbajtur një fjalim në Kongresin amerikan, në të cilin përkrahte fuqishëm bombardimet e NATO-s dhe në veçanti të SHBA-ve drejt Beogradit.

Ai në at fjalim pati thënë që mbrojtja e Kosovës duhet bërë, përkundër disa zërave që do të jetë antikushtetuese, kundërshtim të cilin Sanders në atë kohë e pati replikuar duke thënë se edhe në ndërhyrjet tjera deri në atë kohë, SHBA-të e kishin shkelur kushtetutën.

Kjo gjë sot po i kthehet në të mirë kandidatit Sanders. Në një artikull të “The Daily Beast” thuhet se mbështetja që Sandersi bëri për intervenimin në Kosovë dhe Serbi, votat që ai përdori për të argumentuar se si president të përdorë forcën në mënyrë të përgjegjshme.

Ky është fjalimi i Sanders në Kongres në vitin 1999:

(Kosova Sot)