Krasniqi: Thaçi, i vetëdijshëm që po e humb pushtetin

  • 13 February 2016 - 15:49
Krasniqi: Thaçi, i vetëdijshëm që po e humb pushtetin

Zyrtari për informim në lëvizjen 'VETËVENDOSJE', Frashër Krasniqi, i ka thënë gazetës ‘Kosova Sot Online’ se insistimi me çdo kusht i Hashim Thaçit për t'u bërë president sa më shpejt, tregon panikun e kësaj Qeverie të inkriminuar dhe shkelëse e Kushtetutës.

Prandaj opozita, sipas tij, do të bëjë gjithçka për pamundësimin e zgjedhjes së tij.

"Është e qartë që Qeveria po bie, koalicioni LDK dhe PDK kanë humbur mbështetjen, dhe opozita çdoherë e më shumë po merr mbështetje gjithëpopullore. Thaçi, i vetëdijshëm që po e humb pushtetin dhe nuk do të mund të bëhet më kryeministër, po tenton të shpëtojë duke u bërë president. Ne mendojmë që roli i LDK-së në këtë rast është shumë i rëndësishëm. LDK-ja e ka në dorë që të mos ia vazhdojë Thaçit karrierën politike edhe 5 vjet më shumë", tha Krasniqi për "Kosova Sot".

 "Ne fillimisht do të bëjmë çmos që të mos e lejojmë votimin për president, të personit më të urryer dhe kriminalizuar në vend", tha Frashër Krasniqi.

(Kosova Sot)