Mulaj: Zgjedhja e Thaçit president, kthim prapa për Kosovën

  • 13 February 2016 - 16:58
Mulaj: Zgjedhja e Thaçit president, kthim prapa për Kosovën

Analisti politik Isa Mulaj tha për Kosova Sot Online se do të ishte një fat i keq dhe kthim mbrapa për Kosovën zgjedhja e Hashim Thaçit në pozitën e presidentit të vendit, sepse dështimi i tij dhe izolimi ndërkombëtar u pa në mandatin e tij njëvjeçar në pozitën e kryediplomatit.

"Që nga ardhja e Hashim Thaçit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, politika e jashtme, por edhe e brendshme e Kosovës, ka pësuar një fiasko. Njohjet e pavarësisë së Kosovës u ndalën, madje disa shtete, përkundër se e njohën, u rreshtuan në anën e Serbisë kundër Kosovës, siç ishte rasti me rastin e votimit për anë- tarësim në UNESCO. Kjo ndodhi kryesisht për fajin e neglizhencës së MPJ-së, e jo aq shumë nga fushata e Serbisë", tha Mulaj.

Skandalet e njëpasnjëshme Sipas Mulajt, fajtori kryesor për dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës është kreu i MPJ-së dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

"Ai dyshohet se është strumbullari i krimit të organizuar, rrjetit të trafikimit të drogës dhe qenieve njerë- zore", tha ai për "Kosova Sot".

Mulaj ka pohuar madje se edhe imazhi i Kosovës ka filluar të rrënohet që në mandatin e parë të Hashim Thaçit si kryeministër.

 "Gjatë mandatit të tij si kryeministër është bërë vjedhja dhe zhdukja e dhjetëra kilogramëve të drogës në dhomat e dëshmive të policisë, dhe për atë rast përgjegjësi mund të mbajë edhe presidentja e tanishme e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në atë kohë mbante post të lartë në polici. Vjedhja dhe zhdukja e drogës u bë me qëllim që të humben gjurmët e trafikimit të saj, e ai trafikim ishte i ndërlidhur me financimet nëpërmjet drogës të UÇK-së, gjersa Thaçi ishte drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së. Megjithatë, ekzistojnë dëshmi të tjera të cilat Thaçi dhe klani i tij nuk mund t'i zhdukin, siç është komploti i emigrimit masiv të kosovarëve, ku aktorët kryesorë ishin Shërbimi i Inteligjencës së Francës (DGSE), Agjencia për Siguri e Serbisë (BIA) dhe klani i Thaçit.  Nga këto dëshmi të bazuara, ndaj Thaçit, përpos përgjegjësisë për organizimin e trafikimit të qenieve njerëzore, drejtohet gishti edhe për trafikim droge, madje shumë agjenci lajmesh të huaja e mbajnë atë përgjegjës edhe për trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës dhe menjëherë pas saj", tha Mulaj për Kosova Sot Online.

Ai më tej tha se BE-ja, e sidomos Gjermania, nuk e ka ndërmend ta bëjë liberalizimin e vizave për kosovarët pa qenë e sigurt se krerët e krimit, trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, si Hashim Thaçi, e marrin vizën për aty ku duhet, pra në gjykim dhe ndëshkim sipas veprave të bëra.

(Kosova Sot)