Kolegjet, zhvatëse dhe degraduese të arsimit

  • 13 February 2016 - 18:14
Kolegjet, zhvatëse dhe degraduese të arsimit

Politika e solli buzë greminës arsimin e lartë

Badallaj: Të fortët e politikës qëndrojnë prapa kolegjeve private, çerdhe të biznesit profitabil

 

 “Në kohët e sotme krimi dhe interesat personale, ku pushtetarët tanë pamëshirshëm i shtrijnë tentakulat e tyre, përfaqësohen edhe përmes kolegjeve private, të cilat nuk kanë qëllim parësor ngritjen akademike të studentëve dhe prodhimin e gjeneratave që përbëhen nga studiues e jo nga interpretues, por qëllimi i tyre i vetëm është përfitimi personal”, shprehet Aurela Kadriu, nga shoqëria civile

 

Ashtu sikur shumë gjëra që degraduan pas luftës, njëjtë ndodhi edhe me arsimin, bile arsimi është goditur aq shumë saqë do t’i duhen dekada të tëra për ta ngjallur. Kush është fajtori? Pa dyshim, Ministria e Arsimit, që asnjëherë nuk ka punuar për të mirën e arsimit, por vetëm për interesa puro të ngushta të klaneve partiake. Për degradimin e arsimit të lartë në masë të madhe e kanë fajin edhe kolegjet private, shumë nga të cilat nuk e shikojnë cilësinë, por përfitimet biznesore. Sot, nëpër këto kolegje, me përkrahjen e MASHT-it, po bëhen krime të ndryshme, e krimi më i madh është që nxjerrin të diplomuar pa njohuri elementare. Këtë vit, MASHT-i u vetëlavdërua aq shumë, duke prezantuar si arritje të mëdha që i ka ndaluar regjistrimet nëpër këto kolegje jashtë afateve ligjore, por në fakt burimet e gazetës bëjnë me dije se në disa nga këto kolegje shumëfishohet numri i studentëve. Atëherë shtrohet pyetja se për çfarë kontrolli flet MASHT-i te këto kolegje private. Këto regjistrime, të stilit sa më shumë studentë aq më shumë para, ndodhin për shkak se inspektorët e arsimit nuk guxojnë të shkojnë nëpër këto kolegje, ngase politika ka ndikim të madh.

 

Inspektorët po i mbyllin sytë

Deputetja e Kuvendit, nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha për “Kosova Sot” se janë pikërisht kolegjet private ato që e kanë degraduar skajshmërisht arsimin. “Asnjëherë pa dashur t’i portretizoj meritat shumë të mëdha të universiteteve publike, sepse as ato nuk kanë cilësi të mira, konsideroj që kriteret aq shumë kanë rënë saqë është ulur edhe cilësia në kolegjet private dhe universitetet publike. Konsideroj që numri i madh i kolegjeve private dhe regjistrimi i studentëve pa kritere, edhe pse e kemi një agjenci që thirret për regjistrim dhe akreditim të programeve, vazhdohet me të vjetrën”, shprehet Haxhiu. Sipas saj, është politika që e ka sjellë arsimin buzë greminës. “Konsideroj se gjithçka është politike dhe më së shumti mendoj se pikërisht në kolegjet private politika është brenda tyre dhe nuk lënë as hapësirë të kthjellët në universitete në përgjithësi që të rritet cilësia, sepse kemi rini të shëndoshë, që ka qenë vlerë, por fatkeqësisht njerëzit e ditur dhe të paditur janë barazuar saqë nuk dihet se kush ka marrë shkollë me meritë e kush jo”, shprehet ajo...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)