100 ankesa në muaj te Rrahmani

  • 13 February 2016 - 19:37
100 ankesa në muaj te Rrahmani

Transparenca e kreut të MSH-së

Denoncohen ordinancat pa licencë

Ministri i MSH-së, Imet Rrahmani, pranon se ka keqpërdorime në sistemin shëndetësor, të cilat adresohen në organet përkatëse

 

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, pranon afërsisht 100 ankesa të qytetarëve, nga telefonatat, apo shkresat përmes postes elektronike, brenda një muaji, që kanë të bëjnë me keqpërdorime, shkeljeje në sistemin shëndetësor. Derisa shpjegon për numrin e telefonave brenda ditës, ministri në fjalë pranon se ka parregullsi dhe dallavere në sistemin në krye të së cilit është vetë ai. Duke u treguar bashkëpunues, ministri në fjalë përmes rrjetit të tij ‘Faccebook’ vitin e kaluar kishte bërë publik numrin e telefonit dhe emalin e tij, për t’ia dhënë pra mundësinë gjithsecilit qytetar që të denoncojnë rastet e korrupsionit, por edhe të tjera që kanë të bëjnë me shëndetësinë.

Rrahmani, në një bisedë për “Kosova Sot”, ka theksuar se përveç ankesave të ndryshme, deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë nga qytetarët për mitmarrje, apo raste të korrupsionit, qoftë kur është fjala për punëtorët shëndetësorë, apo edhe ata administrativë. Sipas tij, brenda një dite mund t’i shkruajnë apo ta telefonojnë përafërsisht deri dy apo tre veta. “Ka ankesa të natyrave të ndryshme, por për korrupsion jo. Kemi disa raste të denoncimeve të qytetarëve për veprime të ordinancave private pa licencë, raste këto të cilat janë proceduar për në Inspektoratin shëndetësor, por edhe të tjera”, ka shpjeguar ai.

 

Ankesat në Inspektorat

Kyeinspektorja në Inspektoratin shëndetësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Ardita Baraku, ka pranuar se në këtë inspektorat ka mjaft ankesa dhe se një numër i tyre referohen nga ministri i Shëndetësisë.“Thënë në përgjithësi, sa herë që pranohet ndonjë ankesë (e arkivuar, postë elektronike, e referuar nga ndonjë autoritet tjetër) Inspektorati e shqyrton dhe, sipas nevojës, bën inspektim të rastit, duke marrë masat e nevojshme ligjore të cilat korrespondojnë me gjetjet”, ka njoftuar Baraku...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

(Kosova Sot)