Disa të vdekur nga aksidenti ku u përfshinë 50 automjete (Foto)

  • 13 February 2016 - 22:15
Disa të vdekur nga aksidenti ku u përfshinë 50 automjete (Foto)
Disa persona kanë humbur jetën pas një aksidenti në të cilin u përfshinë më shumë se 50 automjete të ndryshme në Penisilvania.

Aksidenti, 120 kilometra në veri-perëndim të Filadelfias, la kamionë dhe veturat të shpërndara  nëpër tri korsi të trafikut dhe rezervimit qendror.

40 persona janë dërguar në spital dhe 70 të tjerë në një strehë të përkohshme, transmeton lajmi.net.

Ngasësit ishin paralajmëruar që të kishin kujdes nga moti i ftohtë  dhe bora.

Tre pacientë thuhet se janë në gjendje të rëndë, tre të tjerë me lëndime serioze kurse disa të tjerë më lëndime më të lehta.


(Kosova Sot)

_88260769_88260768