Serbia dhe NATO arrijnë marrëveshje të fuqishme

  • 13 February 2016 - 22:42
Serbia dhe NATO arrijnë marrëveshje të fuqishme

Kuvendi i Serbisë ka ratifikuar dje Marrëveshjen për bashkëpunim me NATO-në që parasheh lëvizje të lirë dhe imunitet për të gjithë pjesëtarët e NATO-s.

Marrëveshjet ndërmjet Serbisë dhe NATO-s për bashkëpunim në fushën e mbështetjes logjistike parasheh lëvizje të lirë dhe imunitet të të gjithë pjesëtarëve të NATO-së në Serbi, si dhe privilegje që kanë të bëjnë me diplomatët sipas Konventës së Vjenës, transmeton Republika.info.

Gjithashtu atyre ju mundësohet që me ushtrinë serbe të shkëmbëjne informacione të besueshme dhe pajisje. Kjo marrëveshje, sipas mediave serbe, i hap dyert për bashkëpunim edhe me të fuqishëm të Serbisë me NATO-n, respektivisht Organizatës së Aleancës për mbështetje dhe porosi (NSPO) dhe Agjencisë tjetër të ngjashme (NSPA).

Pjesëtarët e këtyre dy trupave të NATO-s dhe mjetet e tyre do të kenë, siç thuhet, “të drejt që të lëvizin të papenguar dhe të qarkullojnë në tërë Serbinë”, derisa hyrja në zonën e ndaluar të sigurisë do të bëhet në pajtim me organet qeveritare serbe.

Po ashtu në marrëveshje potencohet se personeli i NATO-s me kërkesë të tyre do të mund të ketë qasje në të gjitha objektet shtetërore dhe private në të cilat punohet, përfshirë edhe ato që kryhen hulumtime dhe ushtrime, transmeton Republika.info.

Personeli i gjithëmbarshëm do të gëzojë imunitet dhe do të jetë i liruara nga pagesa e tatimit, doganës, TVSH-së, do të mund të importojë apo eksportojë mallra, shërbime dhe punime ndërtimore, pa ngarkesa shtesë. Më saktësisht, nuk do të ketë asnjë pengesë, përveç shërbimeve komunale.

Serbia në vitin 1999 ishte bombarduar nga NATO për shkak të luftës në Kosovë dhe që nga ajo kohë, marrëdheniet ndërmjet Aleancës dhe shtetit fqinj të Kosovës kanë qenë të ngrira. Po ashtu, Serbia vazhdon të ketë trysni nga Rusia që mos t’i bashkohet NATO-së, megjithatë hapat e fundit tregojnë për një afrim të madh ndërmjet Serbisë dhe Aleancës Veri-Atlantike.

(Kosova Sot)