Protesta e 17 shkurtit, më masive sesa ajo e 9 janarit

  • 14 February 2016 - 08:41
Protesta e 17 shkurtit, më masive sesa ajo e 9 janarit

Tubim mobilizues i tri partive opozitare

Kurti: “Zajednica” ka rënë, ka vdekur, vetëm Thaçi e Mustafa duan që ajo të ngjallet

 

Tubimet mobilizuese të tri partive opozitare po vazhdojnë të mbahen anembanë Kosovës. Subjektet opozitare kësaj radhe e u takuan në Prishtinë në tubimin e radhës, ku u bë thirrje për pjesëmarrjen në protestën e 17 shkurtit. Deputeti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, tha se opozita e bashkuar e ka dëshmuar se Kosova nuk ka shtet për të copëtuar e as territor për të zvogëluar. Gjithashtu ai tha se “Zajednica” ka rënë ka vdekur, vetëm Thaçi e Mustafa duan që ajo të ngjallet. Kjo Qeveri duhet të shkojë. Më datën 17 shkurt do të mblidhemi bashkë në sheshin “Skënderbe” për t’i dhënë goditjen përfundimtare kësaj Qeverie të korruptuar e të kriminalizuar. “Me çdo kusht e për çfarëdo çmimi nuk do të ndalemi, nuk do të kursehemi, pa rezerva do t’i luftojmë këto dy projekte që janë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Planet e Serbisë janë të tilla, të shekullit nëntëmbëdhejtë”, tha Kurti me këtë rast.

 

Qeveria duhet të përgjigjet për varfërinë në vend

Kurti tha tutje se qytetarët e vendit po e kuptojnë që nuk është problemi te gazi lotsjellës, por tek zjarri i ‘Zajednicës’ së Serbisë. Ndërkaq, për bashkimin në Kuvend dhe në protestë tha se “ne jemi opozitë e bashkuar në Kuvendit kurse protestat janë gjithëpopullore”. “Me demarkacionin duan të na thonë se Kosova nuk ka kufij. Mali i Zi u dakordua për rinegocim, por Qeveria nuk e pranoi sepse i duhet ta pranojë krimin. Tash me “Zajednicën” dhe demarkacion duan të na marrin Ujmanin, e nesër edhe Badovcin e Rugovën...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)