“Nëse e ndaluam Millosheviqin në Bosnje dhe Kosovë, pse nuk mundemi Assadin?” (Video)

  • 14 February 2016 - 09:02
“Nëse e ndaluam Millosheviqin në Bosnje dhe Kosovë, pse nuk mundemi Assadin?” (Video)

Nick Robertson, redaktor i CNN-it për diplomaci ndërkombëtare, ka raportuar nga Munihu ku fuqitë botërore janë marrëvesh për armëpushim në Siri, kështu që nga aty ai u inspirua për tekstin qëkujton luftën në Bosnjë dhe Kosovë.

Në zyrën time e ruaj hartën. Është dëmtuar paksa tash, por paraqet kujtim nga luftërat e egra dhe sfidat që kemi kaluar, kështu enis tekstin e tij Robertson.

Bjeshkët, qytetet, lumenjtë dhe rrugët nëBosnjë sot qëndrojnë në të, kurse dikur ishin si fantazma që përshkruan secilin mendim timin.

I dija përmendsh emrat e fshatrave të rrënuar tërësisht, e dija saktësisht cili ishte kroat, serb apo boshnjak, ku ishin vijat e frontit dhe se si të lëvizet përmes valëve vdekjeprurëse të vendit të përzierdhe të shkatërruar nga përleshjet e që mendohej se kurrë nuk do të ndalonin.

Ëndërroja që një ditë barrikadat të zhdukeshin dhe se si të ecnim rrugëve të Sarajevës nga njëri skajë në tjetrin pa e pasur dronë e ndonjë plumbi të snajperit. Kur ajo ditë erdhi, u ndjeva i zbarzët.

Jo emocionalisht, por fizikisht, sikurspazma e zorrëve.

Çifti që u bë i njohur si “Romeo dheXhuljeta” ishin në mesin e të vrarëve në qytet, qifti i ri dhe i dashuruar tentoi ta kapërcente vijën e frontit dhe ta jetonin jetën sikur që e kishim ne të tjerët në Evropë.

Si të ndalohet kjo çmenduri?

Për shkak të kësaj e ruaj hartën. Ndoshta sotnuk me kujtohen të gjithë emrat, por i mbaj mend vrasjet e panevojshme dhe të qëllimshme,humbje e panevojshme e jetës. Prandaj sot shikoj edhe në Siri dhe pyes kur do tëndalojë kjo çmenduri dhe këto vrasje.

Luftimet po zgjasin më shumë se pesë vjet, në krahasim me tri sa lufta zgjati në Bosnje. Edhe brendësia e Sirisë dhe mospajtimet etnike janë shumë me të komplikuara sesa dikur i kishte Bosnja. Po ashtu Siria gjendet edhe në një rajon që luftimet e ashpra zgjasin me mileniume, e jo dekada.

Sllobodan Millosheviq, presidenti i dikurshëm jugosllav, i cili vdiq poshtërsisht në vitin 2006, duke pritur të gjykohet përkrime lufte, doli të jetë si tigër prej letre. Kurse ai ishte që i pari e nisiortekun e nacionalizmit.

Sot është këtu Valdimir Putini, presidentii Rusisë, forcat e të cilit po luftojmë krah për krah me ushtrinë e Bashar AlAssadit, presidentit të Sirisë. Së bashku janë shndërruar në fuqi që asnjë komb nuk guxon t’i sfidojë. Duket sikur forcat e tyre është prej guri.

Leksioni nga Bosnja është shërues. Pikërisht, është dashur të përsëritet gjysmë dekade në Kosovë. Forcat serbe atje masakruannjë qytet plot të pafajshëm para se bombat e NATO-s përfundimisht të ndihmonin që Millosheviqit të largohet nga pushteti, ka shkruar Robertson. 

(Kosova Sot)