Shpëtohet fëmija i braktisur, e trajtonin si shtrigan (Foto)

  • 14 February 2016 - 09:12
Shpëtohet fëmija i braktisur, e trajtonin si shtrigan (Foto)

Në Nigeri të Afrikës, një djalosh është braktisur nga prindërit, sepse është akuzuar për ‘lugetëri’.

Djaloshi i vogël që ka fjetur dhe është ushqyer rrugëve, është shpëtuar nga Anja Ringgren Loven, e cila punon për një organizatë bamirëse.

Djaloshi me emrin Hope, që nënkupton shpresën, tashme ka një vend strehimi dhe kujdes të duhur, transmeton Telegrafi.

“Është ndjenjë e veçantë, kur e shoh Hope teksa luan me djalin tim. Ata janë të njëjtë, dy shpirtra të pastër, që nuk dinë çfarë janë shtrigat”, ka shkruar Loven në Facebook, për fëmijën e adoptuar.

Nën pretekstin se janë shtriga-na, apo merren me aktivitete jo të mira, shumë fëmijë në Nigeri, braktisen dhe mbesin në rrugë pa asnjë kujdes. 

(Kosova Sot)