Edhe shqiptarët e Francës kundër “Zajednicës”

  • 14 February 2016 - 09:37
Edhe shqiptarët e Francës kundër “Zajednicës”

Deputeti i parlamentit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj ka postuar në rrjetin social Facebook një fotografi që i është dërguar nga qyteti i Provins i Francës.

në foto shihen disa shqiptarë me flamuj kombëtarë dhe pankartë në të cilën shprehin kundërshtimin e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Muharremajt:

“Mërgimtarët tanë janë me mendje e zemër në Kosovë. Ata në secilin rast kanë dëshmu se e duan atdheun e tyne.

Kjo fotografi më erdhi nga qyteti Provins në Francë. Ata së bashku me ne po e ngrisin zanin për atë që po ndodhë në Kosovë.

Vendi ynë ka nevojë për Drejtim të Ri të proceseve, ku vendi zhvillohet pa ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Vendi ka nevojë për ndryshime rrënjësore, ku rendi dhe ligji janë për secilin.

Ne jemi bashkë dhe vetëm kështu ia kthehjmë dinjitetin dhe shpresën e humbun qytetarit.

Mërgimtarët dhe ne jemi bashkë, jemi NJË

Sa më shpejtë që ndodhë ndryshimi aq më mirë për të gjithë”. 

(Kosova Sot)