I sakatosur në luftë dhe i harruar nga pushtetarët

  • 14 February 2016 - 10:10
I sakatosur në luftë dhe i harruar nga pushtetarët

Veterani i luftës, Skënder Havolli, humbi të dyja këmbët

I sakatosur në luftë dhe i harruar nga pushtetarët

“Po mos të ishte libreza e shëndetësisë së UÇK-së do të thonin po gënjej”

 

Skender Havolli, ish-luftëtar i UÇK-së, po kalon jetë të vështirë. Ai për disa vite mbeti i përjashtuar nga e drejta e invalidit të luftës, ndërsa vetë përveç që mbeti pa dy këmbët familja e tij po jeton në skamje të paparë sepse merr vetëm 75 euro ndihmë sociale, të cilat nuk i mjaftojnë për barna

 

Ishte kthyer nga Sllovenia gjatë kohës së luftës, për t’iu bashkangjitur luftës së UÇK-së, por mundi i tij nuk u shpagua në planin individual, për shkak se ndonëse Kosova u lirua dhe u bë e pavarur ai me familjen e tij jeton në gjendje të rëndë. Ish-ushtari i UÇK-së, Skënder Havolli, 62-vjeçar nga Llapashtica e Epërme e Podujevës kontriboi në luftën e fundit, në brigadën 153 “Shaban Shala”. Por, edhe pse dha shumë për pavarësinë e vendit, ai dhe familja e tij po jetojnë në kushte të rënda ekonomike sociale. I ulur në dhomën e ndejës, Skënderi fillon rrëfimin rrëqethës të tij, duke shpjeguar se si mbeti pa dy këmbët dhe i varur nga te tjerët gjithë jetën. Si pasojë e ftohjes që mori në luftë, 1 vit pas përfundimit të saj humbi këmben e djathtë. Por, edhe përkundër kësaj, ndonëse posedon dëshmi, tash e sa vite, se ishte pjesëtar i luftës, ai nuk ka marrë asnjë benificion nga shteti, deri në vitin e kaluar, kur ka gëzuar të drejtën si invalid, ani pse thotë se ende nuk i është paguar. Për më tepër ai thekson se deri në vitin e kaluar institucionet nuk e klasifikuan asnjëherë si invalid të luftës, me arsyetimin se këmben e humbi pas përfundimit të luftës.

“Po mos të ishte ky dokument i UÇK-së, kishin thënë se po gënjej, është libreza e shëndetësisë së UÇK-së. Dhe nuk jam në njohuri pse më është bërë kjo e padrejtë për shumë vite”, tha ai, duke kritikuar se janë të lënë pas dore shtresat nevojtare.

 

Merr ndihma sociale, ato nuk i mjaftojnë as për ilaçe

Sot Havolli i ka të shkurtuara të dy këmbët dhe është i paaftë për të punuar. Përveç bashkëshortes ka edhe gjashtë fëmijë që natyrisht nuk punojnë. Ata kanë në dispozicion vetëm 75 euro, të cilat i marrin si ndihmë sociale. Njërën këmbë thotë se e humbi si pasojë e plagëve nga lufta, ndërsa pas një kohe i është dashur ta presë edhe këmbën tjetër, si pasojë e infektimit që i ishte shfaqur...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 

Image