Greqia në alarm, arrestohen tre xhihadistë të ISIS

  • 14 February 2016 - 10:58
Greqia në alarm, arrestohen tre xhihadistë të ISIS

Dy persona të dyshuar si xhihadistë të ISIS janë arrestuar nga policia greke në Aleksandropolis. Të dyshuarit janë dy qytetarë britanikë me origjinë nga Iraku, të moshave 28 dhe 22 vjeç.

Ata u arrestuan pasi policia u gjeti më shumë se 20 mijë plumba dhe një duzinë me armë në një kamper, në Faros, pranë stacionit të trenit të qytetit, transmton Lapsi.al.

Një nga të dyshuarit rezulton se ka hyrë në Greqi në fillim të shkurtit dhe tjetri të premten. Sipas alexpoli.gr, autoritet kanë arrestuar edhe një person të tjretë, edhe ai me origjinë nga Iraku, i cili ishte gjithashtu në një kamper dhe kishte me vete armë dhe municione. Sipas mediave greke, autoritetet po kryejnë hetime të tjera pasi besohet se ata do të ndërmerrnin sulme në Greqi. 

(Kosova Sot)