Diskriminim e korrupsion në sektorin e shëndetësisë

  • 28 April 2016 - 09:40
Diskriminim e korrupsion në sektorin e shëndetësisë

Nuk ndalen aferat në institucionet shëndetësore

Specialistët që u shkolluan kanë mbetur të papunë

Më 31 mars 2016, Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) ka shpallur konkurs për plotësimin e 11 pozitave në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Konkursin e shpallur, SHSKUKja e ka bazuar në Ligjin për buxhetin, i cili ligj e ka kufizuar SHSKUK-në në pranimin e asistentëve të rregullt të Fakultetit të Mjekësisë në punë si specialistë, duke lënë anash specialistët e lëmenjve të njëjtë e të cilët nuk janë asistentë në Fakultetin e Mjekësisë

Keqpërdorimet si dhe aferat korruptive vazhdojnë të përcjellin sektorin e shëndetësisë. Ndërkohë, nuk mungojnë as raportet e organizatave që flasin për keqpërdorimet në këtë sektor. Gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën KDI-ja, Degë e Transparency Internacional në Kosovë, ka kërkuar nga SHSKUK-ja që të mos përdorë kushte diskriminuese në konkurse për stafin. Më 31 mars 2016, Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) ka shpallur konkurs për plotësimin e 11 pozitave në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Konkursin e shpallur SHSKUK-ja e ka bazuar në Ligjin për buxhetin, i cili ligj e ka kufizuar SHSKUK-në në pranimin e asistentëve të rregullt të Fakultetit të Mjekësisë në punë si specialistë, duke lënë anash specialistët e lëmenjve të njëjtë e të cilët nuk janë asistentë në Fakultetin e Mjekësisë. KDI-ja konsideron se Kuvendi i Kosovës gjatë miratimit të Ligjit për buxhetin ka bërë shkelje të ligjeve të veçanta, përkatë- sisht Ligjin e Punës nenin 5 të këtij ligji, duke diskriminuar specialistët e lëmenjve përkatës. Në Shërbimin për Këshilla Ligjore për viktima dhe denoncues të korrupsionit në KDI, janë paraqitur mjekët specialistë ku ndër të tjera kanë kërkuar publikimin e shkeljes që u është bërë atyre. Për t'i përgatitur këta specialistë, Ministria e Shëndetësisë dikur u kishte paguar specializimin, ndërsa tani ata mbeten pa punë të rregullt, edhe pse shteti ka investuar taksat për shkollimin e tyre. Për më tepër Majlinda Kurti, nga KDIja, i ka bërë thirrje SHSKUK-së që të anulojë konkursin e datës 31 mars 2016, dhe të shpallë konkursin e ri, në të cilin do të largojë nga kriteret e të qenit asistent i rregullt i Fakultetit të Mjekësisë për të aplikuar në pozitat e paraqitura. "Me këtë SHSKUK-ja do të mundësonte qasje të barabartë të gjithë specialistët të lëmenjve përkatës, përfshirë edhe asistentët e rregullt", është shprehur ndër të tjera Kurti... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)