Shatri: Fondi kosovar për garantimin e kredive tentim i kotë

  • 28 April 2016 - 22:20
Shatri: Fondi kosovar për garantimin e kredive tentim i kotë

Eksperti për çështje ekonomike dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës  Haki Shatri në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: “Nuk e konsideroj shumë të nevojshëm formimin e një fondi të tillë, pasi portofoli i kredive në bankat komerciale në Kosovë nuk është i keq. Madje, sa i përket nivelit të kredive të këqija, Kosova ka nivelin më të ulët në rajon.

Pra, rreziku i kthimit të kredive është shumë i vogël."BQK-ja më mirë është që të lirojë kritere dhe t'u mundësohet bankave komerciale që të japin kredi më shumë", theksoi Shatri."Nuk ka nevojë shteti të përgatisë një fond që do të mbulojë kreditë e dështuara. Unë mendoi se është një tentim i kotë, ndoshta mund të jetë stimulativ, pasi nuk jemi në gjendje alarmante, duke marrë parasysh portofolin e kredive", theksoi ai.

Sipas të dhënave të BQK-së, norma e kredive joperformuese në prill të këtij viti ka qenë 7.9 për qind, krahasuar me 8.6 për qind sa ka qenë në prill të vitit 2014. Edhe vetë zyrtarë të Bankës Botërore kanë konfirmuar se sektori bankar karakterizohet me pjesëmarrjen më të ulët të kredive të këqija krahasuar me vendet e rajonit

(Kosova Sot)