Ja çfarë thotë avokati i Arben Frrokut

  • 28 April 2016 - 22:37
Ja çfarë thotë avokati i Arben Frrokut

Avokati i Arben Frrokut, Tonin Prendi ka folur për "Ora News" lidhur me arrestimin e ArbenFrrokut në Hollandë.

Ai tha se nuk ka dijeni përarrestimin e klientit të tij Frroku.

Prendi tha se gjithçka e ka marrë vesh nga mediat.

Arben Frroku mësohet se është arrestuar nga ana e autoritetevehollandeze pasi këta dyshonin se kishte pasaportë false.

Pas verifikimeve, Frroku u arrestua nga policia hollandeze.

Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

(Kosova Sot)