Trazira në Gjermani para konferencës së ekstremit të djathtë

  • 30 April 2016 - 16:02
Trazira në Gjermani para konferencës së ekstremit të djathtë

Këtë të shtunë, në Shtutgart të Gjermanisë janë verifikuar disa trazira. Ngjarja ka ndodhur pasi qindra protestues të krahut të majtë janë përpjekur të pengojnë njerëzit të merrnin pjesë në konferencën e ekstremit të djathtë. 

Sipas medieve vendase, Partia Alternativa për Gjermaninë pritet të riafirmojë qëndrimin e saj të hapur kundër Islamit gjatë takimit.

Ndërkohë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar disa qindra protestues, kanë përdorur spraj djegës në drejtim të turmës.

Mediet gjermane shkruajnë se gjithsej janë vendosur 1.000 agjentë për të ruajtur sigurinë.

Partia Alternativa për Gjermaninë synon të ndalojë mbajtjen e burkës dhe të shpallë të paligjshme minaret në Gjermani. Pavarësisht protestave, konferenca e kësaj partie ka filluar sikurse ishte planifikuar.

(Kosova Sot)