Kina e Japonia ulin tensionet mes vete

  • 30 April 2016 - 16:35
Kina e Japonia ulin tensionet mes vete

Dy shtetet aziatike Kina dhe Japonia ka filluar bisedimet për uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Në një takim të sotëm, ku u takuan ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida, u dhanë sinjale pozitive për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy vendeve.

Pas një periudhe pesë vjeçare, ministri i jashtëm japonez, po zhvillon një vizitë tri ditore në Kinë për stabilitetin e marrëdhënievekino – japoneze.

Disa nga çështjet kontradiktore në mes të këtyre dy vendeve janë mosmarrëveshjet për ishujt Senkaku, respektimin e zonave të mbrojtjes ajrore dhe fushat gazmbajtëse në zona të diskutueshme.

(Kosova Sot)