Ish anëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut, ka disa pyetje për Grabovcin, Reçicën dhe Pacollin, lidhur me Dino Asanajn

  • 01 May 2016 - 14:02
Ish anëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut, ka disa pyetje për Grabovcin, Reçicën dhe Pacollin, lidhur me Dino Asanajn

Ish anëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shtruar një pyetje se pse kishin shkuar me nxitim të madh në spital Adem Grabovci dhe Ilmi Reçica, kur Dino Asanaj ishte dërguar i plagosur rëndë nga therjet me thikë.

“Bëhet pyetja pse ishin ardhur me nxitim të madh në spital Adem Grabovci dhe Ilmi Reçica kur u soll Dino Asanaj i plagosur rëndë, i ‘vetëtherun’ dhjetëra herë me thikë. Pra, a mos ju ishte dhimtur zemra për Dino Asanajn apo donin ta verifikonin, të siguroheshin se a ka vdekur ose ndoshta donin ta dëgjonin amanetin e Dino Hasanajt…?”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë i Naim Miftarit:

Bëhet pyetja pse ishin ardhur me nxitim të madh në spital Adem Grabovci dhe Ilmi Reçica kur u soll Dino Asanaj i plagosur rëndë, i ”vetëtherun” dhjetëra herë me thikë. Pra, a mos ju ishte dhimtur zemra për Dino Asanajn apo donin ta verifikonin, të siguroheshin se a ka vdekur ose ndoshta donin ta dëgjonin amanetin e Dino Hasanajt…?

Dhe a posedon z Pacolli një vide inçizim (i incizuar nga ora e dorës) kur gruaja e Dina Asanajt kerkon 3 milonë euro mito për çështjen e Grandit.

Për kënd punonte zonja e Dino Asanit dhe vet Dino, dhe kush është pronar real i “Fshatit amerikan” në rrethin të Prishtines, kush janë banuesit në këto troje e shtëpi qindra milonëshe?

Si u bën të gjithë shefat e AKM-së shum shpejt të pasur milonerë, (Dino Asanaj, Ahmet Shala…. dhe interesant është të zbulohet roli i serbit të njohur antishqiptar Momqilla Trajkoviqit në tjetërsimin e një prone të një (ZEM-ZADRUGE) të këtyne herrit, dhjetëra hektarë tokë bujqësore në periferi të Prishtinës, dhjetëra milionë euro vlerë, kush i gllabëroi nga politikanët tanë këtë pasuri bashkë me kumbaren e tyre Momçillën?

(Kosova Sot)