72-vjeçari gjendet pas 13 ditëve poshtë rrënojave të Ekuadorit

  • 01 May 2016 - 17:45
72-vjeçari gjendet pas 13 ditëve poshtë rrënojave të Ekuadorit

Një grup shpëtimi i Venezuelës ka shpëtuar një 72-vjeçar, i cili kishte 13 ditë poshtë rrënojave të një ndërtese të prishur nga tërmeti me magnitudë 7. 8 ballë.

Nga ky tërmet humbën jetën 654 persona në Ekuador. Sipas medieve ndërkombëtare, grupi i shpëtimit nxori nga rrënojat Manuel Vasquez, i cili vuante nga dëmtimi i veshkave, dehidratimi dhe kequshqyerja.

Sipas një deklarate nga ambasada e Venezuelës në Quito, Vasquez ishte shumë i çorientuar pasi kishte 13 ditë poshtë rrënojave.

Ndërkohë, tërmeti i 16 prillit në Ekuador ishte më i keqi në gati 7 dekada, ku humbën jetën 654 persona, 16. 600 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë rreth 58 njerëz rezultojnë të humbur, si dhe 113 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave.

(Kosova Sot)