Arrestohet Lubisha Vujoviq, bashkëpunëtor i Azem Sylës

  • 01 May 2016 - 18:25
Arrestohet Lubisha Vujoviq, bashkëpunëtor i Azem Sylës

Policia e Kosovës ka arrestuar Lubisha Vujoviq-in, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në grupin kriminal, të cilin besohet se e ka udhëheqëur Azem Syla.

Vujoviq është pesoni i tetë më radhë i arrestuar për këtë rast, derisa të dyshuar janë më shumë se 50 pesona.

Është arrestuar personi i tetë në rastin tashmë të njohur si ai grupi i Azem Sylës.

Lajmin për arrestimin e një të dyshuari në këtë rast e ka konfirmuar edhe Prokuroria e shtetit.

“Konfirmoj se është arrestuar  një person i përfshirë në grupin e të dyshuarve në aksionin e fundit kundër korrupsionit.  Nuk dihet asnjë e dhënë për personin e arrestuar por vetëm se ai është arrestuar në pikën kufitare në Jarninë”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë.

(Kosova Sot)