Reuters: Të mërkurën, liberalizimi i vizave për Kosovën

  • 01 May 2016 - 18:59
Reuters: Të mërkurën, liberalizimi i vizave për Kosovën

Reuters  ka shkruar  sot se të mërkuren do të liberalizohen vizat për Kosovën, raporton Gazeta Kosova Sot Online  

Komisioni Europian ka raportuar se Ukraina dhe Gjeorgjia i kanë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe bashkë me to edhe Kosovës do t’u zyrtarizohet propozimi,Ndërsa zyrtarët e Bashkimit Europian insistojnë se për Turqinë nuk do të ketë kurrfarë kompromisi nëse nuk i plotëson 72 kushtet – kushte të cilat tri shtetet e tjera thuhet se i kanë plotësuar.

Megjithatë shenjat janë shumë pozitive edhe për Turqinë.

“Ne nuk i kemi ulur standardet, por Turqia e ka zhvilluar lojën e saj”, ka thënë një zyrtar i BE-së, i afërt me zhvillimet, shkruan Reuters.

“Turqia është vendi me i ndjeshëm, sepse ka popullsinë më të madhe, prej 79 milionësh, dhe ka rekorde të këqija sa i përket të drejtave të njeriut dhe të pakicave, lirisë së fjalës dhe rendit e ligjit”, thuhet në këtë shkrim të Reuters.

Se Kosova do të marrë një propozim për liberalizim të vizave është shkruar të shtunën edhe nga prestigjiozja Financial Times.

FT ka shkruar se Komisioni Europian do të rekomandojë javën e ardhshme heqjen e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, përkundër se pesë anëtarë të Bashkimit Europian – përfshirë Spanjën – nuk e njohin zyrtarisht Kosovën, shkruan Financial Times, përcjellë Klan Kosova

Kosovës do t’i bashkohen edhe Gjeorgjia dhe Ukraina – dhe më kontroversja nga të gjitha – edhe Turqia do të marrë rekomandimin për liberalizim vizash nga Komisioni Europian këtë javë, sipas zyrtarëve që janë të afërt me situatën.

Megjithatë, Parlamenti Europian, ose ndonjë shtete, ende mund ta bllokojë këtë proces.

(Kosova Sot)