Financial Times: Ja kush është Beyoncé e Maqedonisë!

  • 02 May 2016 - 09:48
Financial Times: Ja kush është Beyoncé e Maqedonisë!

Gazeta londineze për biznes dhe ekonomi “Financial Times” me titullin “Gruaja luftëtare nga qyteti i vogël po dridh elitën maqedonase” e përshkruan prokuroren speciale Katica Janeva si “kamxhik për elitën e korruptuar maqedonase dhe ikonë e pazakontë e protestave gjatë kohës së krizës politike”.

Sipas gazetës “puna e Janevës është t’i ndjek figurat e larta politike që akuzohen për vjedhje zgjedhore”, por falja e presidentit faktikisht përjashton hetimet për “Titanik” dhe “Fortesa”.

“Financial Times” citon diplomat të huaj i cili thotë se falja e presidentit do të thotë se Janeva është e rrezikshme.

Prokurorja Janeva tha: “Nëse presidenti ka qëllim që të vazhdoj me faljet, do të jetë i zënë sepse nuk do të ndalemi ne asnjëherë”.

Prokurorja speciale ballafaqohet me shumë pengesa, mes të cilave edhe sigurimi i dëshmitarëve, ku shumica kanë frikë të bashkëpunojnë për shkak të mbikëqyrjes së përforcuar.

“Kjo mund të vështirësohet pasi Kosta Krpaç, dëshmitar, qëlloi veten me armë zjarri në gjoks” shkruan gazeta.

Gazeta e njëjta zbulon se në fillim, qarqet juridike kanë shikuar me pabesim ndaj prokurores së panjohur nga Gjevgjelia, e cila me buzëqeshke ka biseduar me raportuesin e “Financial Times” dhe ia zbuluar dashurinë e saj ndaj TV emisioneve muzikore siç është X-Factor.

“Por, shumë persona thonë se e kanë nënçmuar aftësinë e saj. Para një kafenesë në Shkup dy vajza të reja vrapuan të marrin autograf prej saj. Në Maqedoni ajo është si Beyonce” nënvizon raportuesi.

Në akuzat e presidentit se prokuroria e saj po keqpërdoret për pikë politike, ajo tha: “Nuk më interesojnë këto vërejtje. E bëj punën time”.

(Kosova Sot)