Digjet makina e ish-policit

  • 02 May 2016 - 09:57
 Digjet makina e ish-policit

Makina e ish policit Tonin Kolthi në Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës duke u gdhirë 2 maji 2016 në fshatin Spiten.


Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës.

Bëhet e ditur se makina është në pronësi të ish-policit Tonin Kolthi. Ky i fundit ka deklaruar se “tri persona i kanë vënë flakën automjetit tip “Benz” me targë “AA 250 IP””.

Kolthi është shprehur se makina ishte e parkuar te porta e banesës së tij.

(Kosova Sot)