Aeroporti i Prishtinë vazhdon të jetë i mbyllur

  • 03 May 2016 - 09:30
Aeroporti i Prishtinë vazhdon të jetë i mbyllur

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, ende nuk është hapur për udhëtar që nga mbrëmë pasi pati një aksident me një aeroplan të “Turkish Airlines”.

“Vazhdimisht jemi duke punuar që aeroporti të hapet sa më shpejt dhe fluturimet të realizohen sipas planit. Aeroporti nuk do të hapet para mesditës. Lusim të gjithë qytetarët që për fluturimet e tyre përkatëse të qëndrojnë me web faqen e aeroportit për informacione shtesë apo të jenë në kontakt me kompanitë e tyre ajrore”, ka theksuar Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit.

Aeroplani që ishte dal nga pista mbrëmë ende nuk është larguar dhe ende nuk është pista e gatshme për fluturim. Ndërsa mbrëmë disa udhëtime janë dërguar në aeroportin  Tiranës, ku udhëtarët janë dërguar me autobusë.

(Kosova Sot)