I dehuri nga Shqipëria godet marketin, i shkakton dëme 5 mijë euro

  • 03 May 2016 - 10:34
I dehuri nga Shqipëria godet marketin, i shkakton dëme 5 mijë euro

Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se një person shtetas i Shqipërisë, i cili po voziste në gjendje të dehur më 1 maj, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ka goditur ambientet e marketit “FIFA” në Prizren, duke i shkakuar dëme në vlerë 5 mijë euro.

“Rreth orës 23:55 minuta, në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’” në Prizren, një shtetas i Shqipërisë, përderisa po e drejtonte automjetin e tij të llojit: Ford Focus”  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, e ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përfunduar në ambientet e marketit ‘FIFA’ me ç’ rast, sipas pronarit të dyqanit, shkakton një dëm në vlerë rreth 5000 euro”, thuhet në njoftim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat hetimore. I dyshuari nuk është intervistuar sepse ishte nën ndikim të alkoolit me mbi katër promilë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalët në mbajtje për të vazhduar me procedura të më tejme. 

(Kosova Sot)