Zafir Berisha: Liberalizimi nuk është shkop magjik

  • 04 May 2016 - 17:56
Zafir Berisha: Liberalizimi nuk është shkop magjik

Deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, nuk ia njeh meritat për liberalizim të vizave Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se edhe nëse liberalizohen vizat, kjo nuk nënkupton se me majën e shkopit magjik do të rregullohen gjërat, dhe se do të përmirësohet mirëqenia sociale e qytetarëve.

“Edhe nëse ndodh ky vendim pozitiv- rekomandim, kjo gjendje e rëndë ekonomike do të vazhdojë e tillë derisa këta njerëz janë në pushtet, dhe kjo Qeveri të vazhdojë të qeverisë kështu si Qeveri antikushtetuese, e lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, me një kryeministër, i cili ka jo më pak se 70 dosje kriminale në Prokurori për hajni e zhvatje gjatë mandatit qeverisës në Komunën e Prishtinës", tha Berisha.

(Kosova Sot)