Qytetarët e meritojnë liberalizimin,oligarkët ndëshkimin

  • 04 May 2016 - 07:34
Qytetarët e meritojnë liberalizimin,oligarkët ndëshkimin

Derisa sot të gjithë qytetarët e Kosovës dhe spektri politik, pozita dhe opozita, presin një lajm të rëndësishëm nga Brukseli, për dritën e gjelbër në liberalizimin vizave për kosovarët, njohës të sundimit të ligjit dhe përfaqësues të subjekteve politike në opozitë konsiderojnë se këtë favor që do t'i bëhet shtetit të Kosovës dhe qytetarëve, nuk mund ta përdorë për vetëlavdërim dhe për shfajësim para qytetarëve pushteti i tanishëm për dështimet e tyre në qeverisjen e mirë të vendit. Pavarësisht që heqja e vizave është lajm i mirë, lëvizja e lirë përtej kufijve të Kosovës për në Evropë nuk i zbut hallet e kosovarëve të papunë e të varfër, prandaj ndëshkimi qytetar ndaj kësaj klase politike në pushtet për të gjitha mashtrimet që i ka bërë nuk mund të amnistohet,shkruan gazeta Kosova Sot.

Profesori Muhamet Kelmendi thotë se çështja e nxjerrjes së vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave që pritet të bëhet nga e mërkura, më shumë është çështje e zbatimit të politikës së BE-së në raport me të gjitha vendet e Ballkanit, që të mos lërë ndonjë shtet, edhe shtet të ri të krijuar në Ballkanin Perëndimor, jashtë mundësisë së hapjes së procesit të rrugës së integrimit në BE. Sipas tij, këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje të marrjes së vendimit mbi bazën e vlerësimit pozitiv për rezultate e qeverisjes së mirë në një vend, sikur që është Kosova.

Qeveria dështoi në sektorët kryesorë "Të gjithë tani jemi të bindur se liberalizimi i vizave nuk po vjen si rezultat i të arriturave të qeverisjes së vendit, reformave në drejtësi, të zhvillimit ekonomik, mirëqenies së qytetarëve në arsim, punësim e shëndetësi, në fushën e luftimit të krimit të organizuar e të korrupsionit, kur ne e dimë të gjithë dhe po shohim se qeveritarët në pushtet kanë pasuri marramendëse, duke qenë milionerët më të mëdhenj se sa ata që merren me biznes të ligjshëm", theksoi Kelmendi...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)