Trafikuesit e drejtësisë, barrikadë për gjyqtarët e rinj

  • 04 May 2016 - 07:22
Trafikuesit e drejtësisë, barrikadë për gjyqtarët e rinj

Numri i lëndëve të pazgjidhur gjyqësore, që janë grumbulluar ndër vite, është shumë i madh, teksa në anën tjetër nuk kemi ndonjë seriozitet nga ana e institucioneve përkatëse që ato të zgjidhen sa më shpejt. Sipas deklaratave të krerëve të gjykatave, kjo ka ardhur si pasojë e numrit të vogël të gjyqtarëve. Në këtë drejtim shtrohet pyetja se pse KGJK-ja nuk po kërkon sa më parë rritjen e numrit të gjyqtarëve të paktën edhe për 50%, që kësisoj, veç zgjidhjes së këtyre rasteve të krijonte edhe mundësinë e " vetëpastrimit" nga gjyqtarët pa etikë, pa integritet profesional dhe sidomos nga ata që dyshohet se janë të korruptuar dhe të inkriminuar duke trafikuar drejtësinë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Po ashtu, shtrohet pyetja se pse presidenti i vendit nuk po e inkurajon dhe mbështet kryesuesin e KGJK-së për reforma të mëdha në gjyqësorin kosovar? Analisti politik dhe juridik Mazllum Baraliu, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se KGJK-ja tani me kryetarin e ri dhe strukturën e re do duhej që t'i shprehte nevojat e saj dhe njëkohësisht të luftojë edhe për buxhet, dhe kjo garniturë e re do të duhej po ashtu që të përkushtohej saktësisht dhe të kërkonte nga sekretariati i KGJK-së që të bëjë një plan më të detajuar nëse veçse nuk e ka bërë këtë, lidhur, siç thotë Baraliu, me nevojat e gjykatave dhe degëve të tyre për gjyqtarë dhe gjithsesi të shpallte edhe konkurs për përzgjedhjen e gjyqtarëve, duke pasur parasysh faktin se, sipas të dhënave nga ky institucion, rreth 400 mijë lëndë janë ende të pazgjidhura në nivel gjykatave të vendit.

Të korruptuarit, pengesë e fortë

Baraliu nënvizon se mbështetje dhe inkurajim për KGJK-në do duhej të kishte edhe nga presidenti i vendit, pasi këtë e ka edhe obligim që të interesohet për efikasitetin e institucioneve. "Presidenti i vendit, përveçqë është përfaqësues i unitetit kombëtar dhe shtetëror....(Më gjerësisht mund të lexonit sot në Gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)