Çaushi: A duhet të festohet shkëmbimi i një padrejtësie me një tjetër?

  • 04 May 2016 - 20:12
Çaushi: A duhet të festohet shkëmbimi i një padrejtësie me një tjetër?

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka shkruar një status në Facebook pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët.

“Rekomandimi për liberalizimin e vizave duhet përshëndetur si hap drejt fundit të një padrejtësie ndaj qytetarëve të Kosovës, mohimin e lëvizjes së lirë, si e drejtë elementare njerëzore.

Sidoqoftë, sa është ky vendim i drejtë në tërë përmbajtjen e tij?

T’i ofrohet qytetarëve të diskriminuar të një vendi perspektiva e një të drejte elementare edhe nëse kjo mund të nënkuptojë faljen e 8229 hektarëve territor.

Asnjë shqetësim me shënimin e kësaj date, por a nuk do duhej që urimet dhe ekzaltimi të shoqëroheshin edhe me të vërtetën e plotë mbi këtë vendim? Apo fundi i një padrejtësie duhet festuar a priori. Qoftë ky edhe shkëmbim i një padrejtësise me një tjetër?”, ka shkruar Çaushi në Facebook.

(Kosova Sot)