Identifikohet peshkatari që u mbyt

  • 04 May 2016 - 20:26
Identifikohet peshkatari që u mbyt

Policia ka identifikuar peshkatarin që humbi jetën aksidentalisht ditën e martë, pasi ra nga ura e lumit Shkumbin. Ai është 73- vjeçari Niko Medelka, banues në Elbasan.

I moshuari ishte duke peshkuar kur ra  aksidentalisht nga ura e lumit Shkumbin. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes konfirmoi se peshkatari kishte probleme për shikimin, pasi i kishte kërkuar ta ndihmonte për vendosjen e grepit. Trupi i viktimës u gjet pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

Për identifikimin e tij, gjatë ditës së djeshme policia shpërndau disa të dhëna të viktimës, duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij. /E.H/

(Kosova Sot)