Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ngisni veturën me shpejtësi të madhe në rrugë të lagur (Video)

  • 04 May 2016 - 21:09
Kjo është arsyeja pse nuk duhet të ngisni veturën me shpejtësi të madhe në rrugë të lagur (Video)

Një veturë që po lëvizte me 120 kilometra në orë në Blackpool të Anglisë, ka dalë nga shiriti dhe për pak sa nuk është përplasur me veturën që i vinte para.

Sadiq Rahman e ka humbur kontrollin mbi veturën si pasojë e rrugës që kishte një sasi të konsiderueshme uji, shkaku i shirave të pandërprera që kishin rënë, transmeton Telegrafi.

Shoferi 21-vjeçar, ka pasur fat që nuk i është rrotulluar vetura në të cilën gjendeshin edhe familja e tij.

Policia e ka publikuar këtë regjistrim, për të treguar se vozitja me shpejtësi nëpër rrugë të lagur është po aq e rrezikshme sikurse shtresa e akullit. 

(Kosova Sot)