Deputetja Kadriu uron qytetarët për rekomandimin për liberalizimin e vizave

  • 04 May 2016 - 14:14
Deputetja Kadriu uron qytetarët për rekomandimin për liberalizimin e vizave

Deputetja e pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Margarita Kadriu, ka uruar qytetarët për rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Në urimin e saj përmes Facebook-ut, ajo thekson se “Kosova po del dalngadalë nga izolimi i gjatë ndërkombëtar. Dje iu hap përfundimisht rruga ekipeve të futbollit, që të marrin pjesë në garat e ndryshme evropiane e botërore. Sot morëm lajmin për rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën. Ky lajm i shumëpritur , edhe pse i vonuar, nuk do t'i zgjidhë hallet e Kosovës”.

Deputetja Kadriu nënvizon se “liberalizimi i vizave është lajm i mirë, mirëpo qytetarët po kërkojnë më shumë vende pune, më tepër investime kapitale, më tepër rend dhe ligj apo luftë ndaj korrupsionit . Të gjithë qytetarëve ua uroj rekomandimin për liberalizimin e vizave, ndërkaq  liderët prej nesër është mirë ta lënë euforinë, e t'i kthehen zgjidhjes së problemeve reale të qytetarëve!”

Në vazhdim po e japim urimin e plotë të deputetes së pavarur Margarita Kadriu:
 
Kosova po del dalngadalë nga izolimi i gjatë ndërkombëtar. Dje iu hap përfundimisht rruga ekipeve të futbollit, që të marrin pjesë në garat e ndryshme evropiane e botërore. Sot morëm lajmin për rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën. Ky lajm I shumëpritur , edhe pse i vonuar, nuk do t'i zgjidhë hallet e Kosovës. E vërteta është se, telashet  kryesore të kosovarëve, nuk do të zgjidhen me heqjen e vizave. Liberalizimi I vizave është lajm I mirë, mirëpo qytetarët po kërkojnë më shumë vende pune, më tepër investime kapitale, më tepër rend dhe ligj apo luftë ndaj korrupsionit .

Të gjithë qytetarëve ua uroj rekomandimin për liberalizimin e vizave, ndërkaq  liderët prej nesër është mirë ta lënë euforinë, e t'i kthehen zgjidhjes së problemeve reale të qytetarëve!

(Kosova Sot)