Garë e hapur mes Veselit, Mustafës, Kurtit, Haradinajt & Limajt

  • 05 May 2016 - 07:30
Garë e hapur mes Veselit, Mustafës, Kurtit, Haradinajt & Limajt

Zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen, pritet të sjellin zhvillime interesante në garën për pushtet mes partive kosovare. Analistët politikë vlerësojnë se me disa ndryshime tranzicionale, që po ndodhin në lidershipin e subjekteve politike, ashpërsia e rivalitetit politik mund të jetë shumë e theksuar, sidomos pas largimit të Hashim Thaçit nga pozita partiake dhe garës së hapur tashmë mes Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt në koalicion të përbashkët, derisa pas zgjedhjeve në 'Vetëvendosje' pritet edhe rikthimi i Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik,shkruan gazeta Kosova Sot.

Politologu Faik Krasniqi thotë PDK-ja pa Hashim Thaçin dhe me Kadri Veselin në krye të partisë nuk do të jetë as më e fortë, por as më e dobët. "Kjo parti e ka një elektorat të qëndrueshëm dhe ndërrimi i liderit nuk çon peshë të madhe, siç mund të ketë ndikim të madh te partitë e tjera. Edhe pse njerëzit e kësaj partie, por edhe familjarë të tyre, janë alfa dhe omega e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë", tha ai. Sipas tij, në LDK ka pasur trauma të vazhdueshme politike, kur pas vdekjes së presidentit Rugova kjo parti mori teposhtën, e ndarë në shumë klane e grupe interesi.
LDK-ja rrezikon vendin e dytë

Krasniqi ka pohuar se e fuqishme do të jetë edhe 'Vetëvendosje', edhe pse kjo parti identifikohet me Albin Kurtin për shkak të karizmit të tij, derisa tërheqja taktike e tij nga posti i liderit nuk do të ndikojë tek zmbrapsja e elektoratit të tyre. Ndërsa për Haradinajn ai thotë se është vendimtar për AAK-në. "AAK-ja ka krijuar fuqi përmes liderit të tyre, Ramush Haradinaj, për shkak të së kaluarës së tij heroike në kohën e luftës, por edhe në kohën sa është pjesë e politikës, e sidomos 100-ditëshin e famshëm si kryeministër...(Më gjërësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)