Hoti: Qeveria ka dështuar në legalizimin e objekteve pa leje

  • 05 May 2016 - 20:38
Hoti: Qeveria ka dështuar në legalizimin e objekteve pa leje

Deputeti opozitar Enver Hoti (Nisma për Kosovën) në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: është për keqardhje që edhe 16 vjet liri shteti ynë dhe qeveritë e pasluftës nuk e kanë bërë legalizimin e objekteve pa leje. Ndërkaq, edhe nisma e kësaj Qeverie duket se ka dështuar, sepse interesimi i qytetarëve për legalizimin e objekteve pa leje është tejet i vogël. Edhe deputeti Hoti e ka quajtur të dështuar procesin e legalizimit të objekteve pa leje.

(Kosova Sot)