Nitaj, pas takimit të Haradinajt me Thaçin: Kundërshtimet vazhdojnë!

  • 05 May 2016 - 21:43
Nitaj, pas takimit të Haradinajt me Thaçin: Kundërshtimet vazhdojnë!

Anëtari i Kryesisë dhe drejtori i marrëdhënieve me publikun në AAK, Muharrem Nitaj, e ka komentuar takimin e të parit të AAK-së, Ramush Haradinajt, me atë të Presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ai takim është zhvilluar duke qenë si kundërshtarë politik.

Në një prononcim për “Gazeta Blic” Nitaj, ka hedhur poshtë zërat se mund të bëhen ndryshime politike, pas këtij takimi.

“Thjeshtë ai dhe AAK, nuk pajtohen me politikat qeverisëse të tyre dhe i kundërshtojnë fuqishëm ato. Përpjekjet që ky takim të interpretohet ndryshe, më së paku janë mashtrim dhe tallje me opinionin publik”, ka thënë Nitaj.

Sipas anëtarit të kryesisë në AAK, takimi i Haradinajt me Thaçin ka qenë i rastësishëm.

“Pikëpjekja e sotme e Haradinajt, me kundërshtarët politikë, në një ceremoni për vizat, duke përfshirë edhe Hashim Thaçin, ka qenë një takim kortezie, krejtësisht në përputhje me kodin e komunikimit që mund ta kenë kundërshtarët politik”, ka përfunduar Nitaj.

(Gazeta Blic)