“Ksera” dërgohet në gjykim

  • 06 May 2016 - 12:24
“Ksera” dërgohet në gjykim

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Mirëqënies Sociale, Spiro Ksera.

Ish-ministri Ksera u arrestua në fund të muajit janar nga Policia e Gjirokastrës, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës në ngarkim të tij.

Ai u arrestua banesën e tij në fshatin Derviçan të Gjirokastrës me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Ksera se ka abuzuar me rreth 30 milionë lekë nga aktivitete për romet dhe të moshuarit, të cilat edhe pse janë faturuar sikur janë kryer, nga hetimet rezulton e kundërta.

E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj disa ish-punonjësve të kësaj ministrie, Arvenis Mene, Elda Kozaj dhe Pranvera Lile. Për këtë dosje ndërkohë është i dyshuar edhe ish drejtori i kabinetit të ministrit Kleves Bitraj, i cili po vuan një dënim të mëparshëm të gjykatës për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, raporton Tch.

Hetimet, por edhe kallëzimet në ngarkim të Spiro Kserës dhe vartësve të tij kanë qenë objekt i shumë denoncimeve të bëra në vitet e fundit, si nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ashtu edhe nga pasardhësi i tij në postin e ministrit, Erion Veliaj.

Vetë ish-ministri i mohon akuzat

(Kosova Sot)