Policia ia konfiskon pasurinë 3.5 milionëshe familjes Kqira nga Prizreni

  • 06 May 2016 - 12:53
Policia ia konfiskon pasurinë 3.5 milionëshe familjes Kqira nga Prizreni

Policia e Kosovës, gjatë aksionit të sotëm ia ka konfiskuar gati gjithë pasurinë familjes Kqira nga Prizreni.

Disa pjesëtarë të kësaj familje, që ishin arrestuar në maj të 2015’tës për krim të organizuar, sot aksioni “Kristial” i Policisë ia ka marrë pasurinë që dyshohet se është përfituar me vepër penale.

Policia e Kosovës gjatë një aksioni që ka ndërmarr sot në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar pasuri, para të gatshme dhe prona të familjes Kqira.Vlera e tyre arrijnë në 3.5 milionë euro.

 Bëhet fjalë për një hotel  (448 m2); një restorant    (327 me2); veranda (92 m2); një objekt (24 m2) parcelë  tokë  (6664 m2).

Po ashtu Policia e Kosovës ka konfiskuar para të gatshme  303.235,00  euro; 1.100,00  franga Zvicerane; 700 gram ari dhe 7 vetura private.

(Kosova Sot)