Shtëpia e vogël me bar

  • 19 May 2016 - 11:17
Shtëpia e vogël me bar

Koha totale 1 deri në 2 javë

Ja një material i ndërtimit që nuk e keni menduar më parë. E fortë dhe e lehtë për t’u montuar (nuk ka nevojë për ngjitës) kjo kasolle e gjelbër, që përbëhet nga katër shpuza të kuzhinës dhe fara të shumta të barit, mund t’ia vlejë të ndërtohet për të krijuar një përrallë brenda saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çka ju duhet:

4 shpuza të reja, standardet kuzhinës (me madhësi rreth 10cm X 7 cm) në ngjyrë të portokalltë, të gjelbër, të kaltër dhe rozë.

Vizore

Marker permanent

Gërshërë me majë të mprehtë

Një enë plastike të ushqimit

Një shishe me sprej

½ e filxhanit me fara të barit, preferohet të jenë të tilla që rriten shpejt

Gjilpëra (opsionale)

Si ta krijoni :

Për të krijuar një sipërfaqe të mirë rritëse, lagni shpuzat  e reja, duke i mbajtur ato nën ujë për një kohë dhe duke i shtrydhur ato pakëz, e duke i lënë të thahen paksa.

Duke përdorur vizoren dhe markerin permanent, vizatoni murin dhe format e oborrit si shihet.

Prisni format. Për kulmin, vendosni gërshërët nëpërmjet shpuzës së kaltër dhe prisni nëpërmjet pjesës qendrore për të krijuar menteshën, keni kujdes që të mos i ndani dy pjesët plotësisht. Nëse i ndani ato mos u brengosni, sepse mund të përdorni gjilpërat për t’i bashkuar, pjesët e kulmit me murin.

Brenda kapakut të enës plastike vendoseni shtëpinë.

Lageni pak me ujë me anë të shishes me sprej, por mos e teproni. Më pas vendosni farat e barit mbi çati dhe oborr. Nëse ndonjë farë bie nga çatia mblidhni ato me duar të thara dhe vendosni në vendet e zbrazëta. Në fund, lagni pak me anë të sprejit me anë të lëvizjeve të ngadalta të dorës.

Mbajeni shtëpinë të lagësht dhe të ngrohtë, e të mbuluar derisa bari të fillon të rritet, brenda rreth dy javëve. Për të parandaluar mykjen lëreni pak të hapur kapakun ose krijoni disa vrima në pjesën e sipërme. Kur bari i juaj të duket sikur ka nevojë për kositje, mund ta largoni enën plastike. Duke e ujitur rregullisht, ju mund ta ruani këtë shtëpi për disa javë.

(Kosova Sot)