Pse kompanitë ajrore nuk kanë parashuta për pasagjerët?

  • 25 September 2016 - 08:37
Pse kompanitë ajrore nuk kanë parashuta për pasagjerët?

Ekzistojnë katër arsye pse nuk ka parashuta për pasagjerët në aeroplanët komercialë:

1. Parashutat janë të rënda dhe të shtrenjta dhe nuk mund të futen në pjesën në ulëse. Ato gjithashtu do të duhej të paketoheshin kohë pas kohe dhe kjo gjë do ta rriste ndjeshëm koston e fluturimit, transmeton gazeta Kosova Sot.

2. Pasagjerët nuk janë të trajnuar për t'i përdorur parashutat, andaj, pa një trajnim paraprak, askush nuk mund ta lidhë parashutën siç duhet, e lëre më të kërcejë me të e të zbarkojë në tokë, pa u lënduar.

3. Nuk ekziston ndonjë mënyrë e përshtatshme për të kërcyer nga aeroplanët komercialë, andaj për t'i pajisur aeroplanët me parashuta, kompanitë ajrore do të duhej të dizajnonin aeroplanë të rinj, me disa dalje emergjente.

4. Ka shumë pak raste kur parashuta mund t'ia shpëtojë jetën ndokujt, në aeroplanë komercialë. Kjo pasi që për të kërcyer nga aeroplani ai do të duhej të ishte mbi tokë, do të duhej të ishte ditë dhe nevojitet kohë e gjatë për t'i nxjerrë të gjithë. 

(Kosova Sot)