Kush ishte Nikola Tesla

  • 26 September 2016 - 17:00
Kush ishte Nikola Tesla

Njerëzimi kujton sot 160-vjetorin e lindjes së gjeniut Nikola Tesla (1856-1943), shkencëtar, studiues dhe zbulues i pajisjeve elektroteknike dhe radioteknike, i njohur si baba i rrymës alternative dhe i një numri të madh zbulimesh të tjera.

Kurorë e punës së tij shkencore është mirënjohja më e madhe që Teslës iu dha pas vdekjes, kur Komisioni Ndërkombëtar për Elektroteknikën vendosi që në të gjithë botën njësia matëse për induksion magnetik të quhet “Tesla”. Me këtë, Tesla u bë një nga të mëdhenjtë siç janë Volt, Amper, Faradej, Kelvin e tjerë.

Historia për Nikola Teslën fillon në fshatin Smiljan në Likë, Austro-Hungaria e atëhershme, Republika e sotme e Kroacisë, ku babai i tij Milutin ishte prift ortodoks serb. Që nga fëmijëria Tesla konsiderohej ekscentrik për shkak të ideve që nuk kuptoheshin nga të tjerët. Mbaron gjimnazin në vitin 1873 dhe pastaj në Grac me studime për politeknikë (1875-1878) dhe në vitet 1880 në studime të filozofisë së natyrës në Universitetin e Pragës.

(Kosova Sot)