Fakte për Gjermaninë që keni mundur të mos i dini

  • 30 September 2016 - 16:21
Fakte për Gjermaninë që keni mundur të mos i dini

Gjermania ndahet në 16 njësi shtetërore të quajtura "lender" (org.:Länder; njëjës Land, ose Bundesländer; njëjës:Bundesland). Këto njësi shtetërore ndahen në 439 distrikte (Kreise) dhe qytete (kreisfreie Städte) (2004) . Gjermania është një federatë dhe njësit shtetrore të saj kanë kompetenca të barabarta ndërmjet veti dhe po ashtu kanë përfqësuesit e tyre në dhomën federative,transmeton “Kosova Sot Online”.

Ushtria e Gjermanisë, Bundeswehr, është forcë mbrojtëse me degët e saj: Forcat e armatosura Gjermane(Heer), Marina Gjermane (Marine), Forcat ajrore (Luftwaffe), Zentraler Sanitätsdienst (Shërbimet Qendrore Shëndetësore) dhe Streitkräftebasis (Shërbimi i bashkuar përkrahës). Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat në moshën 18, dhe shërbimi zgjatë nëntë muaj. kundërshtuesit e ndërgjegjshëm mund të bëjnë kërkesë për një kohë të njëjtë në Zivildienst (shërbime civile), ose një përkushtim gjashtë-vjeçar për shërbime emergjente (vullnetare) si departamenti i zjarrit, Kryqi i Kuq Gjerman ose THW. Më 2003, shpenzimet ushtarake përbënë 1.5% të BVP-së së vendi.Në kohë paqeje, Bundeswehri komandohet nga Ministri i mbrojtjes, aktualisht Franz Josef Jung. Nëse Gjermania hyn në luftë, që sipas kushtetutës lejohet vetëm për qëllime mbrojtëse, Kancelari Gjerman do të bëhej komandant kryesor i Bundeswehr (ushtrisë).

Nga 3.3 milion Muslimanët, shumica janë Sunitë dhe Alevitë nga Turqia, por gjithashtu ka një numër të vogël Shiitë Gjermania ka qenë shtëpi e disa nga hulumtuesve më të njohur në fusha të ndryshme shkencore.Çmimi Nobel u është dhuruar 100 lauratëve nga Gjermania.

(Kosova Sot)